Të dashur Sindikalistë,

Dija është pushtet, është forcë, sa më shumë anëtarë dhe funksionarë të disponojnë dije dhe njohuri, aq më i madh do të bëhet pushteti dhe forca realizuese e sindikatës.

 

Ky parim ka qënë dhe do mbetet udhërrëfyesi kryesor në punën dhe aktivitetin tonë të përditshëm në Qendrën e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH), pasi vetëm nëpërmjet edukimit dhe zgjerimit të njohurive tona mund të arrijmë të rrisim dhe perfeksionojmë kapacitetet tona për të zhvilluar dialog social, dialog civil, për të ndërtuar negocime dhe kontraktime kolektive të suksesshme në shërbim të punonjësve në çdo ndërmarrje e institucion publik apo privat, të promovojmë vlerat demokratike duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës tonë dhe familjeve tona.

QTSSSH e filloi jetën e saj në vitin 1996 me ndihmën dhe kontributin e miqve sindikalistë danez. Sot ajo është kthyer në një institucion që çdo vit kualifikon me dhjetra, qindra sindikalistë nga të gjitha profesionet, degët dhe gjithë rrethet e Shqipërisë të anëtarësur ose jo në sindikatë. Kontribut kryesor në realizimin e qëllimit dhe objektivave të QTSSSH kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin të gjitha strukturat drejtuese të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), që nga Organizatat Sindikale të bazës në ndërmarrje apo territor dhe deri tek Federatat e Profesioneve apo Asambleja e Përgjithshme e saj.

Për përmbushjen e qëllimeve të saj QTSSSH është e përbërë nga dy komponentë:

1.      Qendra e Trajnimit

2.      Instituti i Kërkimeve dhe Studimeve

Qendra e Trjanimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë funksionon si njësi e pavarur, personalitet juridik jofitimprurës. Ajo ka për qëllim dhe mision të saj të trajnojë dhe kryejë studime/kërkime për të forcuar kapacitetet e punëtorëve duke kontribuar veçanërisht në fushën e marrëdhënieve të punës, të pagave, të pensioneve, të përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës dhe të cilësisë së jetës, sigurisë në punë dhe në jetën e përditshme duke dhënë ide konkrete dhe rrugëzgjidhje alternative për zgjidhjen e nevojave sociale, ekonomike dhe kulturore të sindikalistëve dhe punonjësve të tjerë, të papunëve, të pensionistëve, të grave, të rinjve, invalidëve, ejt.

QTSSSH ka një vullnet të qartë politik për të punuar në mënyrë të pavarur, për të harmonizuar veprimet e përbashkëta me qëllimin e mirë që kjo qendër të zgjerojë më shumë objektivitetin e saj dhe me komponentë të tjerë të lëvizjes sindikale përveç edukimit sindikal, si në fushën e kërkimeve, përpunimit statistikor, kryerjes së analizave të ndryshme në shërbim të antarësisë sindikale dhe pse jo dhe në fushën e edukimit publik dhe qytetar duke punuar me shoqërinë civile, universitetet, strukturat e qeverisë, etj.

Edukimi sindikal i QTSSSH do të ketë prioritet demokratizimin e strukturave të KSSH-së, duke e parë këtë si pjesë integrale dhe domosdoshmëri të rifreskimit dhe riorganizimit të strukturave sindikale. Ne kemi fituar përvojë në kombinimin alternativ të edukimit dhe forcimit të sindikatës me anëtarë të rinj e me gratë, kjo do të jëtë prioritare dhe në të ardhmen. Forcimi i kapaciteteve për dialog social nga ana e sindikatave të profesionit dhe të bazës si dhe analiza të kujdesshme të kombinimit të dialogut social dhe dialogut civil me aktivitetin sindikal do të mbeten prioritet i edukimit të Qendrës.

QTSSSH nëpërmjet rolit të saj edukues e trajnues, kërkues e studiues, do të punojë që këto probleme ti kthejë në mundësi dhe vlera për rigjallërimin dhe fuqizimin e sindikatave. Ajo si institucion trajnimi, edukimi, kualifikimi dhe kërkimi në shërbim të sindikatave shqiptare, ka luajtur dhe do të luajë një rol të rëndësishëm. Veçanërisht kjo do të jetë një qendër koordinuese dhe përpunuese e ndihmës së donatorëve ndërkombëtar për edukimin sindikal, si dhe i fondacioneve apo organizatave të punëdhënësve që operojnë në tregun e punës dhe çështjeve sociale për trajnim.

QTSSSH do të jetë pika e takimit midis nevojave që sindikatat kanë për kualifikim, mundësitë e mënyrave për ti realizuar ato me qëllim që mos të kemi mbivendosje, apo përsëritje kualifikimesh e projektesh, por një optimizim të fondeve sa më afër nevojave reale. Të gjitha këto sëbashku me forcimin e rifreskimin e rrjetit ekzistues të trajnuesve, si dhe shtimin dhe krijimin e trajnuesve lokale, do të forcojnë kapacitetet edukuese dhe trajnuese të Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë.

 

Anisa SUBASHI

Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë

Marrëdhëniet e punës dhe tregu i punës. Sistemi i marrëveshjeve kolektive.

Dr. Nikoll DOÇI

Studiues, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë

Abstrakt

Shqipëria ka bërë progres në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, por kjo nuk është shoqëruar me të njëjtat ritme të rritjes së punësimit. Punësimi është një nga plagët më të mëdha sociale në vend. Rritja e punësimit vitet e fundit kryesisht ka ardhur si rezultat i formalizimit të vendeve të punës në kuadrin e luftës kundër informalitetit dhe evazionit, dhe jo si rezultat i hapjes së vendeve të reja të punës. Pjesëmarrja e femrave në tregun e punës është më e vogël se e meshkujve. Numri i të rinjve të papunë është shumë i lartë, rreth dy herë më i lartë se numri i përgjithshëm i të papunëve. Papunësia e lartë dhe pagat e ulëta janë arsyet kryesore që Shqipëria ka emigracion shumë të lartë. Orët mesatare të punës, në javë për gratë e punësuara në disa sektor janë më të larta se për burrat. Burrat kanë një mesatare mujore të pagave më të lartë se femrat. Hendeku gjinor ndërmjet pagave në disa sektor është shumë i lartë, si në bujqësi, tregti, arsim, shëndetësi, etj. Paga minimale në Shqipëri është shumë ulët. Ndihma sociale dhe pensionet gjithashtu janë shumë të ulëta. Varfëria është shumë e madhe. Shqipëria nuk ka përcaktuar akoma minimumin jetik zyrtar. Pabarazia e femrave në shoqëri dhe në punë është e lartë. Rastet e abuzimit, diskriminimit e dhunës janë të shpeshta. Shteti duhet të ketë kontribut më të madh në promovimin barazisë gjinore. Më shumë duhet fokusuar tek zgjidhja e problemeve që prekin një numër të madh femrash. Duhet rritur të ardhurat, pagat për femrat, në mënyrë të veçantë duhet rritur paga minimale. Kërkohet sensibilizim shumë më i madh për të drejtat e femrave.

Marrëdhëniet e punës dhe tregu i punës. Sistemi i marrëveshjeve kolektive

Roli i grave shqiptare në tregun e punës, pabarazia dhe diskriminimi.

Dr. Nikoll DOÇI

Studiues, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë

Abstract

Labor relations and labor market. The system of collective agreements. After 1990, with the change of economic social order in Albania changed labor relations. A market economy will be reflected in labor relations between employers and employees. Employers now is not only the state but rather constitute the majority of employers in the private sector, and therefore labor relations in the private sector. Changing labor relations was accompanied by profound changes in legislation. legislation has been improving from year to year. Labor relations are defined by the labor market. This market almost throughout the period of more than two decades has failed to meet the rising demand for labor. Economic growth is relatively high rates is not accompanied by the same level of creation of new jobs and their sustainability. In these conditions there were premises for high unemployment, undeclared work by violating the very rights of the employees. The level of poverty has been and is high, so the minimum wage has been very low. Albania did not have a tradition of social dialogue. Hence arose the dialogue structures. But the dialogue has been and remains one of the most important tasks of social partners. Respect for the rights of employees, the application of labor relations legislation depends on cooperation and partnership, the development of bilateral and tripartite social dilaugut. The fight against informality and evasion is important for improving labor relations. Keywords: labor relations, labour market, social dialogue, employment, informality.